Nga Koloseu tek ura e Londrës, imazhet e rralla nga një prej fotografëve të parë në histori

Nga Koloseu tek ura e Londrës…afro 200 imazhe nga një prej fotografëve të parë të historisë, William Henry Fox Talbot, do të dalin në shitje në New York muajin e ardhshëm, duke iu ofruar koleksionistëve një vështrim të rrallë në Britaninë e hershme Viktoriane.

Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby, e cila po merret me shitjen. Koleksioni është “pa dyshim pjesa më e rëndësishme e fotografive të shekullit të 19-të që kanë dalë në treg”.

Imazhet përshkruajnë skena të brendshme dhe të jashtme. Që mbulojnë arkitekturën dhe jetën e përditshme në vitet 1840, transmeton ‘a2news.com’.

Në disa prejt tyre Koloseu, ura e Londrës e objekte të tjera.

Talbot, një shkencëtar dhe shpikës anglez, gjithashtu shkrepi portrete të ndryshme të anëtarëve të familjes. Dhe miqve ndërsa eksperimentoi me teknologjinë e tij pioniere të kamerës.

Ofruar në ankand si një pjesë e vetme, koleksioni përfshin mbi 70 fotografi dhe tre albume me imazhe të shtypura.
Ai gjithashtu përfshin versione të rralla të botimit të Talbot “Sun Pictures in Scotland”. I cili dokumenton udhëtimet e tij nëpër Skoci, si dhe disa pjesë të veprës së tij të famshme “Lapsi i Natyrës”.

LEXO EDHE: Gratë shqiptare në vitin 1972 (Fotografi të rralla)

Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”.

Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare. Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës, raporton Respublica, që ka botuar fotot.

Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Gratë shqiptare në vitin 1972