Nga Mbretëresha Teutë deri te Edi Rama, historiani ndan detaje nga Enciklopedia madhore e Shqipërisë dhe Kosovës

Historiani dhe akademiku, Marenglen Verli do të sjell projektin më madhor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet fjalë për enciklopedinë, e cila do të trajtojë fusha nga më të ndryshmet, nga historia, arkeologjia, politika, kultura, sporti dhe deri te mjekësia.

I ftuar në “Pas Mesnate”, Verli ka treguar se në enciklopedi do të jenë të gjitha figurat e njohura shqiptare nga Mbretëresha Teutë dhe deri te kryeministri Edi Rama sot.

Sakaq, ai ka theksuar se Kosova do të ketë 30 përqind të zërave.

“Enciklopedia synon 10 vëllime, në 10 mijë faqe, në 10 mijë plus ose minus artikuj për të pasqyruar botën shqiptare në çdo gjë që çdokush do të dojë të ketë informacion. Këtu nuk do të kemi vetëm histori, gjeografi, sizmikë, muzikë, kulturë, sport të gjitha shkencat.

Do e nisim nga banesat paleofite dhe 8 mijë vjet nga dita e sotme, deri kur ne kemi zbulimet e para të ekzistencës së njeriut, është për shembull, Shpella e Konispolit, nuk është vetëm historia, vendbanimet gjithashtu, janë disa mijëra kur akoma jemi në periudhën e Neolitit etj.

Sigurisht në 10 mijë zëra nuk bëhen të gjitha, sigurisht kemi futur dhe zëra përmbledhës, në qoftë se do të shkruajmë për shkrimtarët e viteve ’30, mund të kemi dy-tre që mund të jenë zë më vete për peshën e tyre, por nuk mund t’i lësh të tjerët, por te zëri përmbledhës futen 30-40 sa të jenë, duke vendosur emrin, datën e lindjes, të vdekjes, domethënë një informacion përmbledhës”, tha historiani.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

‘DITËT E ALBANOLOGJISË’, VERLI: DO PREZANTOJMË 56 BOTIME TË REJA KËTË VIT

Ditët e Albanologjisë tashmë janë bërë një traditë për Akademinë e Studimeve Albanologjik edhe institutet përbërëse, si ai i arkeologjisë, i historisë, i gjuhësisë dhe letërsisë, instituti i antropologjisë kulturore dhe i studimit te artit, Ditët e Albanologjisë këtë vit do të zhvillohen virtualisht diktuar nga pandemia.

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, në Shqipëri, akademiku Marenglen Verli, në hapjen e edicionit të XI, të Ditëve të Albanologjisë tha përmes një mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale se do të promovohen 56 botime të akademisë dhe revista shkencore, secili institut do paraqitet me monografi dhe studime te ndryshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Foto ilustrim

VERLI: ME PËRKTHIMIN E TITUJVE NË ANGLISHT I JEPET PASAPORTA VENDIT EDHE KOMBIT

Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë botoi rreth 60 tituj për vitin 2020. Rektori i këtij institucioni, Marenglen Verli, për “ReportTV” rrëfen se si specialistët e instituteve të historisë, gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë kulturore, arteve dhe arkeologjisë me vetëm 4 milionë lekë kanë botuar 60 tituj të rinj, në të cilat përfshijnë dokumente arkivore, studime, monografi, fjalorë të gjuhës shqipe dhe revista.

“Edhe për ne viti që lamë pas për shkak të pandemisë Covid 19 ka pas vështirësitë e veta. Por, produkti ynë është dorëzuar deri në maj të 2020-s.

Produkti i sivjetmë do të na tregoj se sa na ka prekur pandemia. Ne kemi pezulluar konferencat, Ditët e Albanologjisë etj., por produkti i vitit ishte i begatë.

Kemi realizuar monografi, përmbledhje studimesh, të akteve të rëndësishme të konferencave, është shtuar gama e botimeve dokumentare etj”.

Gjatë viteve të fundit, ASA ka botuar rreth 1 mln dokumente të marra nga arkivat e huaja në fushën e historisë, por ku shkojnë këto botime me tirazh 200 deri 300 kopje?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult