‘Nga ‘o profesor’ të thërrasin ‘o ti’’, Altin Basha për ish-kolegët: “Kur bëhen të famshëm duan të harrojnë…”

Altin Basha

Regjisori Altin Basha ka rrëfyer së fundmi për raportin me kolegë dhe ish-kolegë të cilët në fillime i ka mbështetur. Por kur ata janë bërë shumë të famshëm kanë dashur të harrojnë të shkuarën, madje kanë refuzuar të shohin dhe audicionet e fillimit.

“Mund të flas për eksperiencat e mia personale, shumë aktorë të rinj që kanë marrë role në shfaqjet e mia sapo kanë dalë nga bankat e shkollës e harrojnë të shkuarën e tyre, kur nuk kanë qenë të njohur, kur nuk kanë qenë potent dhe kanë patur nevojë për sy që t’i mbështesin”- tha regjisori, i ftuar në emisionin “Fitstation” në News24.

-Si i ndryshon fama njerëzit?

Altin Basha: Një koleg i imi i njohur e kishte përcaktuar qartë këtë si proces, ndryshon që nga mënyra se si të thërrasin. Në fillim të thërrasin “ o profesor” dhe më vonë “o ti” . Thellë-thellë njeriu e sheh të kaluarën në pasqyrë por ka raste nuk e përballon dot atë.

Unë kam patur raste ku aktorë nuk donin të shihnin veten e tyre në audicione, duan ta montojnë filmin nga momenti kur qenë të famshëm. /News24

ObserverKult


Lexo edhe:

ALTIN BASHA TREGON PSE E NDRYSHOI QËNDRIMIN E TIJ PËR TEATRIN

Regjisori Altin Basha i sapoemëruar si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental, pas lirimit nga detyra të Kiço Londos, vjen në një intervistë për “BalkanWeb”, ku sqaron platformën e tij në krye të institucionit.

Më tej, shpjegon të gjitha pikëpyetjet e vendimeve dhe qëndrimeve të tij 2-vjeçare, nga pjesëmarrja në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Pastaj tek ndryshimi i qëndrimit, pjesëmarrja në komisionin e negociatave për teatrin e ri.

Pastaj ndjesitë e tij kur pa shembjen e godinës me 17 maj. Dhe zëvendësimin në detyrë të një drejtori që kishte dalë kundër shembjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult