Këngëtari i njohur pejan, Ramadan Krasniqi – Dani, ka vendosur që të aktivizohet në këtë kohë pandemie për të gjithë ata që po iu mungon zëri dhe muzika e tij.
Ai do të interpretojë sonte në një koncert recital direkt nga Peja, i cili do të transmetohet live në rrjetet sociale.
Koncerti i tij do të mbahet në Parku e Paqes me fillim nga ora 20:45.
Dani do të interpretojë live disa nga këngët e tij më të njohura ndër vite, për të argëtuar publikun shqiptar në këtë kohë krize të coronavirusit, në pamundësi për të mbajtur një koncert në rrethana normale.
Koncerte të këtij versioni deri më tani kanë mbajtur Sabri Fejzullahu, i cili të shtunën këndoi direkt nga Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjersa një ditë më pas, edhe këngëtari Shkelzen Jetishi – Xeni mbajti një koncert të tillë në Gjakovë, por që pati probleme me masën, duke bërë që koncerti i tij të ndërpritet dhe të zhvendoset në një lokacion tjetër.