Nga pikturat e Edi Ramës tek paranojat e regjimit komunist, Luan Rama tregon të pathënat si diplomat dhe studiues arti

Luan Rama

Luan Rama është kineast, studiues arti, publicist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si diplomat në Paris, duke e përfaqësuar Shqipërinë.

Në “Mes dy botëve” me Helidon Halitin në RTSH, Luan Rama ka rrëfyer disa detaje nga Edi Rama si artist, por dhe nga “çmenduaria” e komunizmit të atyre viteve. “Edi është një artist i veçantë, por pak i kufizuar mendoj unë.

Unë kam një tablo të madhe të Edit, ndoshta ai e ka harruar, ma ka dhënë para se ai të kthehej në Shqipëri, është me rrotullame, është kubiste…Por ai pati dhe një periudhë shumë interesante kur u ngacmua nga rilindja italiane, Paolo Uccello-s.

Dhe unë atëherë bëra një shkrim për Edi Rama në ngasjen e Paolo Uccello-s, kurse këtu kishin bërë një titull tjetër Edi Rama pushton Parisin”, tha ai.

Rama mendon se tregut shqiptar i mungojnë menaxherët e artit duke sjellë vështirësi në prezantimin e tyre. “Tregut shqiptar i mungojnë menaxherët, ata që duhet ta përfaqësojnë, vetë pikturon nuk e bën dot , ka hallin të pikturojë. Çështja e prezantimit të piktorëve shqiptarë mbetet themelore që arti shqiptar të dalë”, nënvizon ai.

Luan Rama që ka qenë dhe diplomat në Paris, kujton dhe paranojat e regjimit komunist, edhe ndaj artistëve që donin të vizitonin Shqipërinë. “Unë sapo kisha shkuar në Francë si diplomat, nuk kishte ambasador kështu që unë isha përfaqësuesi i Shqipërisë në Francë dhe në Bruksel.

Në atë kohë mbaj mend që ishte interesant ambienti i Ambasadës. Lart fare ishte, si me qenë një tarracë dhe brenda kishte një kub, dhe brenda kubit ishte dhoma e partisë me një portret të Enver Hoxhës.

Dhe brenda kishte një tub që dilte përtej ambasadës për ajrim. Ishte kjo paranoja e përgjimit, përndjekjes, Ky ishte ballafaqimi i parë me të.

Ballafaqimi i dytë hapa një dollap dhe gjej radiografi të mëdha të mushkërive, aty ishin emrat francezë, holandezë, anglezë. Pse? Sepse të gjithë vinin në ambasadën shqiptare për të marrë vizën.

Shqipëria komuniste nuk donte që në kufi të hynte ndonjë mikrob”, tregon Luan Rama./gazetatema.net

ObserverKult


kënga Luan Rama: e dashuruar

Lexo edhe:

LUAN RAMA: A E KENI PROVUAR SHIJEN E TRADHTISË?

A e keni provuar vallë shijen e tradhtisë
ç’shije ka më thoni
vallë shije dheu squfuri karboni
lotësh apo gjaku?
Jo atë të gëzimit të çastit
harbimit të një seksi kalimtar
të një dehje efemere
por atë të tradhëtisë së shpirtit
ku jeta tënde nuk ka më kuptim
veluri është zbehur e shuar
e jeta i ngjan një mali të hirtë që rëndon sa bota
është hija që ecën në një fill të nderur
mbi nje humnerë zije
një ecje e rrezikshme midis jetës dhe vdekjes
ku ti mund të biesh nga çasti në çast.
Luiza, 17 vjeçare kishte zemër të bukur
sandalet i mbetën në baltë
kur trupi i zhytej në botën tjetër

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult