Muaji gusht shënon një rritje të numrit të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun e Ikonografisë Onufri dhe muzeun Etnografik të Beratit.
Sipas të dhënave, nga data 1 deri në 16 gusht vihet re një rritje e numrit të vizitorëve në krahasim me muajt paraardhës, qershor e korrik.
Numri total vizitorëve në këtë periudhë arriti në 98% e të gjithë numrit të vizitorëve të muajit korrik dhe 188% të muajit qershor.
Një rritje prej 112% vërehet në këto ditë edhe për vizitorët me bileta online, në krahasim me të gjithë periudhën e muajit të kaluar.
Po ashtu, përveç vizitorëve vendas që përbëjnë 49% të gjithë vizitorëve, vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, bjellorusë, çekë, ukrainas, francezë./atsh