Më poshtë ObserverKult ua sjell disa nga thëniet e Platonit:
• Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.
• Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.
• Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.
• Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.
• Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.
• Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.
• Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.
• Kujdesi për shëndetin është pengesë e madhe e jetës.
• Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e papërkryer.
• Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.
• Vdekja nuk është më e keqja që mund t’ju ndodhë burrave.
• Injoranca në vetvete nuk është aq e tmerrshme apo ekstremisht e keqe, dhe nuk është aspak më e keqja e të këqijave; zgjuarsia e tepërt dhe të mësuarit e tepërt, shoqëruar me ligësinë, janë fatale…
• Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.
• Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.
• Ai i cili nuk është një shërbëtor i mirë nuk do të jetë një mjeshtër të mirë.
• Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.
• Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.
• Vështirë të kem njohur ndonjëherë një matematikan i cili të ishte në gjendje të arsyetonte.
• Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.
• Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.
• Askush nuk e di nëse vdekja, për të cilën njerëzit kanë frikë se është e keqja më e madhe, nuk mund të jetë e mira më e madhe.
• Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit. /ObserverKult