Nga programi muzikor deri tek menuja e zgjedhur: Si festohej Viti i Ri në Shqipëri më 1957

Viti i Ri

Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur deri te ndërrimi i viteve, një festë që bashkon njerëzit me familjet e tyre.

Festat e fundvitit mbeten një periudhë e veçantë me një atmosferë që përfshin pothuajse të gjitha moshat.

Por vite më parë kjo festë ka patur një tjetër ndjesi dhe organizim. Sidomos për brezat që e kanë provuar dhe arrijnë të bëjnë krahasimin me festën në ditët e sotme.

Në foton më poshtë, është ftesa për mbrëmjen e ndërrimit të viteve në 1957-ën. Një organizim nga Hotel Dajti me një menu që sot mund ta konsumosh fare lehtë në një ditë të zakonshme. Ndërsa asokohe ishte ushqim që kishe luksin ta shijoje vetëm për ndërrimin e viteve.

Nga ana tjetër mbrëmja kompletohej me muzikë vallëzimi si dhe këngë të kënduara nga Pjetër Gjergji dhe Anita Take./fjala.al

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

VITI I RI, RITET DHE TRADITAT E FESTËS QË KREMTOHET NË MBARË BOTËN

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult