Nga shpella e Lurdes te Zonja e Guadalupes, katër mrekulli që kanë ndodhur përgjatë historisë

Nga shpella e Lurdes, te Zonja e Guadalupes, katër “mrekulli” që kanë ndodhur përgjatë historisë

Lurdes

Lurdes është një nga vendet më të famshme të mrekullive në botë. Një shpellë në Francë, për të cilën thuhet se ka veti shëruese për ata që pinë ujin e saj apo lahen në të.

Dhe këtu nuk po flasim për shërimin e dhimbjes së kokës apo stomakut.

Përkundrazi, kjo shpellë supozohet se ka fuqi shëruese të jashtëzakonshme.

Gjatë historisë, ka pasur raste të shumta kur ajo ka shëruar sëmundje të pashërueshme. Më 10 maj 1948, Zhanë Fretel mbërriti në Lurdes në gjendje kome si pasojë e peritonitit tuberkuloz. Pasi minuta iu dha pak eukaristi (vaferi në formë disku që përdoret në meshën e krishterë), Zhanë u zgjua nga koma dhe tha se ishte e shëruar.

Kurimi i saj u njoh zyrtarisht si një mrekulli në vitin 1950. Një nga shembujt më të fundit të vetive shëruese të Lurdes është Zhan–Pier Beli. Ai mbërriti aty më 9 tetor 1987 duke vuajtur nga skleroza e shumëfishtë. Pasi kaloi disa kohë pranë ujërave të Lurdes, u shpall i shëruar.

Mrekullia e Diellit

Kjo është mrekullia me numrin më të madh të dëshmitarëve. Midis 50.000–100.000 njerëz pretendojnë se kanë parë Mrekullinë e Diellit më 13 tetor 1917 ndërsa qëndronin në fushat Cova da Iria pranë Fatimas në Portugali.

Thuhet se pas rënies së shiut dhe reve të errëta, qielli u bë shumë i qartë. Ndërsa Dielli u shfaq si një disk rrotullues.

Pasi lëshoi ​​drita shumëngjyrëshe, u duk se ai po afrohej me zig–zage drejt Tokës. Disa dëshmitarë thanë se rrobat e tyre, që deri pak minuta më parë ishin të lagura, u thanë menjëherë.

Disa njerëz ia atribuuan fenomenin Zonjës së Fatimas, shfaqjes së Virgjëreshës Mari, e cila u ishte shfaqur më herët 3 fëmijëve të vegjël në 3 raste të ndryshme.

Ajo u tha atyre që të kishin parasysh nga një mrekulli që do të ndodhte pikërisht atë ditë tetori. Ajo u pranua zyrtarisht si një mrekulli nga Kisha Katolike më 13 tetor 1930.

Atë Pio

Emri origjinal Françesko Forxhione, Atë Pio ishte një prift katolik, që ka pasur ndoshta rastin më të famshëm në botë të stigmatave.

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos bërë zhurmë, lajmet për plagët e tij misterioze në pëllëmbët e duarve dhe këmbë, morën dhënë në fillim të viteve 1920.

Përveç bartjes së shenjave të kryqëzimit të Krishtit, disa njerëz dëshmuan se Atë Pio kishte fuqi të tilla si shërimi, të bënte profeci. Madje edhe të ngrinte trupat në ajër.

Një nga gjërat më të prekshme dhe të pamohueshme më misterioze për të, është fakti se kur u zhvarros në marsin e vitit 2008, kufoma e tij dukej thuajse saktësisht e njëjtë me ditën kur vdiq, 40 vjet më parë, në 1968.

Zonja e Guadalupes

Në vitin 1531, Huan Diego tha se Virgjëresha Mari iu shfaq atij, në fillim duke i kërkuar të ndërtonte një kishë ku qëndronte dhe më pas të mblidhte një tufë lulesh.

Kur ai hapi rrobat e tij, lulet i ranë nga dora, për të zbuluar një imazh tashmë të famshëm të Marias, i cili mund të shihet ende sot në Bazilikën e Zonjës Guadalupe në Meksiko Siti.

Katolikët pretendojnë se imazhi i ka mbijetuar derdhjeve të amoniakut dhe madje edhe shpërthimit të një bombe.

Në fakt piktura mbetet po aq shumëngjyrëshe sot sa 500 vjet më parë. /History – Bota.al/

ObserverKult


Lexo edhe:

SHTATË MREKULLITË E BOTËS ANTIKE: CILAT ISHIN DHE ÇFARË NDODHI ME TO?

Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë, mund të vlerësohen secila si arritje mahnitëse arkitektonike. Apo edhe si mrekulli të imagjinatës dhe inxhinierisë njerëzore.

Së bashku, ato formojnë një guidë që sfidon kufizimet e kohës.

Ato përbëhen nga një piramidë, një mauzoleum, një tempull, dy statuja, një far, dhe një kopsht gati mitik.

Po përse ekzistojnë vetëm Shtatë Mrekulli? Ato janë në fakt një bashkim i listave të ndryshme nga antikiteti.

Versionet më të njohura, vijnë nga poeti i shekullit II-të Antipateri i Sidonit dhe matematikani Filo i Bizantit. Ndërkohë të tjerë janë Kalimakusi i Kirenës, dhe historiani i madh grek Herodoti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult