Shyqyri Çaushaj është djali nga Skrapari që korrë suksese në fushën e kinematografisë në Turqi.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se ka luajtur në seriale, filma dhe ka hapur disa teatro. Mirëpo, tani Shyqyriu ka treguar se ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, për të zhvilluar karrierën e tij këtu dhe për të qenë më afër familjes.
“Unë kur kam qene këtu kam pasur dëshirën për të ikur. Tani kam 12 vjet në Stamboll dhe dua të iku nga atje. Unë nuk është se jam duke e lënë komplet tregun atje se kontaktet janë, por dua të kontribuojë pak dhe për vendin tim, të jem afër familjes sime.
Unë kam 12 vjet atje, në 2017 hapa teatrin tim privat. Në fillim hapa një teatër me 50 vende dhe më pas numri ndryshoi pasi hapa teatro me më shumë vende. Unë kam teatër fizik dhe me studentët e mi kam krijuar kompaninë time.
Unë vjet pas 11 vitesh erdha në Teatrin Eksperimental për të vënë një shfaqje. Aty mendova pse mos të jetojë këtu dhe të shkojë herë pas here të vendos shfaqje atje”, tha ndër të tjera Shyqyriu./abcnews.al
Videon mund ta shihni duke klikuar më poshtë:
Lexo edhe:
DHIMBJA E MADHE E DRITËRO AGOLLIT, ARIANI, DJALI QË KISHTE NGA MARTESA ME RUSEN NINA