Nga sot në duar të lexuesve kolana “SAFO”

Nga sot, nëpër librari do të mund t’i gjeni pesë vëllimet e para të kolanës “SAFO”, të Shtëpisë Botuese “Bard Books”.
Kolana “SAFO” ka për qëllim publikimin dhe promovimin e poeteshave shqiptare, nëpërmjet përzgjedhjes së 50 poezive të secilës prej tyre, duke i dhënë kështu librit, karakterin e një antologjie personale.

Pesë librat e parë të cilat nga sot mund t’i gjeni në shitje janë:

Dashnisë së nji nate” nga Donika Dabishevci

Femna s’asht njeri” nga Ledia Dushi

Mbrojtja e Hekubës” nga Lindita Ahmeti

Ama ni lak” nga Manjola Brahaj

Vjeshta është grua“nga Ilire Zajmi.

Kuratore e kësaj kolane është poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci./ ObserverKult