Maska mbrojtëse, mot i ngrohtë dhe gladiatorë pritën vizitorët e parkut të parë me tematikë të Romës së lashtë në kryeqytetin italian.
Nën rregullat strikte të pandemisë, parku në ambient të hapur “World of Rome” premton të kthejë vizitorët pas në kohë. Të gjithë mund të përjetojnë një ditë si gladiator, ndërsa parakalojnë përmes tregut antik, takohen me kafshët e fermës dhe shijojnë gatime të denja për legjionarët romakë.
Stefano Cigarini, CEO i parkut, shprehet: “Kam vënë re që kërkohet një lloj argëtimi që të ketë kuptim, një ekperiencë që të lërë diçka e që na pasuron përbrenda”.
Mes luftimeve në arenën e gladiatorëve dhe garave me skifterë, pronarët e parkut shpresojnë që të rritur dhe fëmijë do të shijojnë eksperiencën, pas muajve të mbyllur për shkak të pandemisë: “Patëm kohë të qëndrojmë vetëm, të mendojmë, të reflektojmë për jetën gjatë pandemisë. Tani është koha të kalojmë momente me të dashurit, të argëtojmë fëmijët, t’i mësojmë diçka dhe njëkohësisht të argëtohemi. Besoj se ky është një lloj i ri dëfrimi”, transmeton ‘a2news.com’.
Situata me pandeminë është zbutur në Italin, ndërsa të dielën u raportuan 139 viktima, bilanci më i ulët që prej muajit tetor.