
“Ngadhnjim mbi vdekjen” ishte filmi i fundit që e solli në kinema Piro Milkanin. Rijetëzimi i këtij produksioni i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë për regjisorin që ka një pasuri të madhe në botën kinematografike, e që me ikjen e tij na i lë si trashëgimi për kulturën tonë.
Piro Milkani ka lindur e është rritur në një prej lagjeve me të njohura të qytetit të Korçës, ndërsa një nga pengjet e tij më të mëdha ishte që nuk realizoi një film posaçërisht për rrugicat e Korçës. Miqtë e tij, Ylli Trajçe e Robert Budina na e rrëfejnë këtë në ditët kur Shqipëria kupton se ka humbur një yll të kinematografisë.
“Piro Milkani ka qenë një figurë që ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, jo vetëm në atë kohë, por edhe në kohët moderne. Filmat e tij janë ndjekur edhe në Kinë. Humbëm një vlerë jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha njerëzore, që përfaqëson më së miri kulturën e Korçës”, tha Budina.
Ndërsa Ylli Trajçe u shpreh: “Mua më ka ardhur keq vetëm që nuk xhiroi një film në Korçë. Ka xhiruar vetëm disa sekuenca në filmin ‘Zonja nga qyteti’”.
ObserverKult
Lexo edhe:
LAMTUMIRË PIRO MILKANI/ REGJISORI I NJOHUR PËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT






