Shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar.
Sipas GazetaSi, denoncimi u bë nga motra e ikonës së muzikës shqiptare. Ajo kujdesej për banesën e së ndjerës.
Ndër sendet që janë vjedhur ishte edhe një dekoratë që i ishte dhënë këngëtares nga Presidenti i Republikës.
“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka.
Hyra brenda dhe pashë rrëmujë. Rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, ka thënë motra e këngëtares.
GazetaSi shkruan se një patrullë policore është afruar në banesën ku dikur ka jetuar Vaçe Zela. Por pavarësisht këqyrjes së detajeve, nuk ka gjetur asnjë gjurmë nga grabitësit.
Shpresat janë të një fije floku që është gjetur në banesë dhe është dërguar në laboratorin e kriminalitikës dhe mund t’i çojë tek autori apo autorët e dyshuar të vjedhjes. Po ashtu janë kërkuar edhe kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë.
Por deri tani nuk është gjetur gjë. Ndërkohë, pas hetimit të kryer, motra e Vaçe Zelës ka thënë se veç dekoratës, janë vjedhur edhe sende të çmuara e kuti me bizhuteri.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?
“Pallati i madh i Kulturës”, mban titullin dosja e Sigurimit të Shtetit për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Dosja mban numrin 126 dhe aty renditen informacione për bashkëpuntorët brenda këtij pallati.
Si e survejuan ata Vaçe Zelën, Çesk Zadenë, Krajkën e Gurakuqin. Si u hap Dosja 2b për “babain” e muzikës shqiptare dhe ku fshihej zyra prej nga survejohej e dëmtohej Krajka.
Përballja e çiftit Krajka në Presidencë me Fadil Paçramin, çfarë do t’u thoshte ai artistëve. Emisioni “Vetting” zbuloi kohë më parë përplasjet e Vaçe Zelës me operativët e Sigurimit në udhëtimet e Ansamblit Kombëtar jashtë Shqipërisë si dhe presioni që u bëhej nga agjentët e Sigurimit të Shtetit artistëve të mëdhenj.
Shqiptarët në Greqi ose emigrantët ekonomikë, siç quhen në dosjen e ish-Sigurmit të Shtetit, “Pallati i Madh i Kulturës”, shfaqen të përmalluar për vendin, gjuhën dhe patriotët e tyre. Në takimet me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, gjatë viteve ‘70, disa të arratisur kërkojnë gjatë këtyre turneve të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult