Ngjashmëritë ndërmjet piramidave egjiptiane dhe atyre në Amerikën e Jugut

Piramidat e Egjiptit dhe piramidat e zbuluara në Amerikën e Jugut, kanë disa ngjashmëri sa i përket projektimit strukturor dhe qëllimit. Ato janë ndërtuar për të njëjtin qëllim: glorifikimin e sundimtarëve dhe hyjnive. Të dyja janë struktura katërkëndore të ndërtuara me blloqe guri që ngushtohen në drejtim të lartësisë. Në fakt piramidat e Amerikës së Jugut, ndajnë më shumë sesa vetëm hartimin e tyre strukturor dhe qëllimin.

Ato kanë gjithashtu një kohë të përbashkët të ndërtimit. Piramidat egjiptiane janë ndërtuar ndërmjet viteve 2650 Para Krishtit dhe vitit 400 Pas Krishtit. Piramidat e Amerikës së Jugut janë ndërtuar ndërmjet viteve 1000 para Krishtit dhe 1500 Pas Krishtit. Piramidat më të njohura në Amerikës së Jugut janë Tempulli i Diellit dhe Tempulli i Hënës. Të dyja janë të vendosura në Teotihuakanin modern në Meksikë, transmeton ‘bota.al’.

Ndryshe nga egjiptianët, qytetërime shumë të ndryshme mes tyre ndërtuan piramida në Amerikën e Jugut. Disa prej tyre përfshinin Majat, Inkasit, Actekët dhe Olmekët. Piramidat më të rëndësishme të Egjiptit të lashtë janë 3 piramidat e mëdha të Gizës. Më e madhja ndër të treja është edhe më e vjetra, e ndërtuar për Faraonin Khafre, djalin e Khufusë. Por është piramida e Sfinksit të Madh, ajo që është më e njohura. Piramida e fundit u ndërtua për Faraonin Menkaure, birin e Khafresë.