Nga Spartak Ngjela
Sot po e lexoj se…
45 mijë firma kundër shkrimtarit Ismail Kadare i janë drejtuar Akademisë së çmimit Nobel nga Shqipëria. Por, shkrimtarit Ismail Kadaresë, nuk i bëjnë dot gjë as dy milionë firma, kurse për ne shqiptarët kjo është një shenjë me shumë vlerë… dhe..
A e dini pse?
Sepse sot, apo këto ditë, u mor vesh se beogradasit dhe athinasit në Shqipëri qenkan vetëm 45 mijë persona.
Dhe… Nuk ka shpjegim tjetër, ngaqë vetëm shërbimi serb dhe shërbimi grek janë rrymat antishqiptare, të cilëve u verbon sytë një shkrimtar i rangut botëror si Ismail Kadare.
Sepse, nëse Ismail Kadare do të jetë fitues i çmimit Nobel, nuk është vetëm shkrimtari i famshëm shqiptar që fiton shumë, por shumë më tepër fiton Shqipëria dhe, po aq, fitojnë të gjithë shqiptarët kudo ku janë: në Shqipëri, në shtetin shqiptar të Kosovës, ne Maqedoninë e Veriut, e kudo ku ata jetojnë, në të gjithë Botën…
E ç’rëndësi ka për letërsinë rubrika “letra nga populli”. Hahahahaha. Qesharake.
Letërsia nuk çmohet nga letrat individuale kundër një shkrimtari të nivelit të lartë botëror, sepse letërsia matet dhe vlerësohet me dy pyetje të sakta: sa është tirazhi i librave të shitur? dhe, çfarë ka thanë kritika e lartë evropiane për veprën letrare të shkrimtarit Ismail Kadare? Të tjerat janë një vrimë në ujë.
E pra, në të dy këta aspekte, Ismail Kadare hyn në elitën e shkrimtarëve të shquar aktualë të Evropës, por edhe në atë të letërsisë botërore…
ObserverKult
Lexo edhe:
E TMERRSHME: 45 MIJË LETRA KUNDËR ISMAIL KADARESË I JANË DREJTUAR AKADEMISË SË NOBELIT