Nikoleta, pionierja që spiunoi diversantin dhe u lavdërua nga Mehmet Shehu

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi, ka publikuar për kohë më parë një foto të pionieres Nikoleta. Historiani shkruan se kur pionierja Nikoleta po bënte pushimet në fshatin Arrëz të Kolonjës, në verën e vitit 1980, pikasi një njeri të dyshimtë dhe menjëherë e kallëzoi. Shkelësi u kap dhe u dënua. Për këtë veprim, Nikoleta u prit më 25.10.1980 së bashku me disa ushtarë të kufirit nga kryeministri Mehmet Shehu.

Statusi i plotë i Kastriot Dervishit:

Vigjilentja

Propaganda kundër “armikut” zhvillohej qysh kur njeriu lindte.

Pionerja Nikoleta po bënte pushimet në fshatin Arrëz të Kolonjës, në verën e vitit 1980.

E edukuar me mësimet e partisë për të qenë vigjilente, ajo pikasi një njeri të dyshimtë dhe menjëherë e kallëzoi. Shkelësi u kap dhe u dënua.

Për këtë veprim, Nikoleta u prit më 25.10.1980 së bashku me disa ushtarë të kufirit nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili shoqërohej nga sekretari i KQ të PPSH-së, Simon Stefani, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Raqi Iftica etj.

Fotot janë të ceremonisë në fjalë dhe, natyrisht, nuk i përkasin Arkivit të Ministrisë së Brendshme./Fjala.al