Do të hiqja dorë
nga gjithçka
nga të gjithë
nga çdo vend
nga ato që vlerësohen më së shumti
puna
shtëpia
burri
nga jeta e rehatshme
ama nuk do të hiqja dorë
nga trazimet e para të një poezie
nga fjala që bëhet histori
nga piktura që kërkon të lindë
nga evlati i shpirtit të trupin tim
prandaj
unë nuk mund të heq dorë
nga mënyra e jetesës që bën
të mundshme
poezinë
historinë
pikturën
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult