Nipi zbulon amanetin e Lefter Çipës…

Lefter Çipa
Lefter Çipa

Kohë më parë është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat, Lefter Çipa. Poeti pati ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.

Nipi i tij, Akri Çipa, tha se “puna e Lefterit na ka ushqyer me dashuri për poezinë, për këngën shqipe”.

Shuhet në moshën 79-vjeçare poeti i njohur/ Nipi zbulon

Akri shton se me gjyshin ka patur një lidhje me zhvillim të veçantë.

“Ka qenë i sertë dhe kur isha i vogël e kisha “frikë”, por më vonë kuptova vlerën, valencën e tij shpirtërore dhe artistike. Krijuam një marrëdhënie shumë të afërt si në anën artistike ashtu edhe personale”, tha kohë më parë nipi i të ndjerit për ‘Top Channel’.

Akri vijoi duke thënë se ikja e tij është një “humbje e madhe për mua, familjen dhe gjithë dashamirësit e tij”.

Gjithashtu nipi rrëfen se si ka qenë gjendja e tij shëndetësore së fundmi.

“Për fat të keq ka qenë një periudhë e vështirë, ku ka patur dhimbje fizike. Por ka qenë i qartë dhe i kthjellët edhe në momentet e tij të fundit. Që në fëmijërinë time të hershme e mbaj mend gjyshin vetëm duke shkruar. Edhe në këtë javë të fundit, doli publikimi i tij i fundit më 14 shkurt, me rastin e ditëlindjes sime”, tha ai.

Akri tregoi edhe amanetin e gjyshit. Sipas tij, Lefteri ka kërkuar që të varrosej në Pilur.

“Ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen e tij. Jetoi jetën ashtu siç ai donte, ishte një person me shpirt artisti. Ishte krenar për familjen e vet, fisin dhe gjithë miqtë e tij që i vlerësoi shumë. Mendoj se iku pa asnjë brengë”, përfundoi nipi./(top channel)


Lexo edhe:

LEFTER ÇIPA: DO VIJ PRAPË… NDONJË DITË