Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, dje, ka filluar edicioni i i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “PRIFEST”.
Në këtë festival në garë janë plot 50 filma.
Kësaj radhe, ky edicion është duke u mbajtur me pjesëmarrje fizike, për dallim nga viti i kaluar, ku për shkak të pandemisë, në muajin tetor, ishte mbajtur virtualisht, transmeton ‘klan kosova’.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PRIFEST”, këtë vit mbahet me pjesëmarrje të kufizuar të mysafirëve, me vetëm 50 përqind shikues, dhe më shumë hapësirë do t’u jepet grave.
LEXO EDHE: Edicioni i 13-të i Prifest, ja kush kishte të drejtë aplikimi