Nis edicioni i 14-të i “Chopin Piano Fest Prishtina”, për një muaj do të mbahen 14 koncerte

Është hapur edicioni i 14-të i “Chopin Piano Fest Prishtina” në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës.

Hapjen e kësaj ngjarje të madhe muzikore e ka bërë pianisti virtuoz nga Ukraina, Artem Yasynskyy.

Kjo ngjarje me rëndësi kulturore gjatë rrugëtimit të saj njëmujor do të ketë 14 koncerte me program të pasur artistik jo vetëm me veprat e Chopin-it por edhe të kompozitorëve të tjerë të njohur, klasikë dhe bashkëkohorë nga vendi dhe bota.

Në sallën e amfiteatrit e cila ishte e mbushur me artdashës të shumtë ishte i pranishëm edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues diplomatikë, përfaqësues të “Chopin Piano Fest Prishtina”, drejtues të institucioneve të artit dhe të kulturës.

“Chopin Piano Fest Prishtina” do të ofrojë net të veçanta dhe të paharruara pianistike deri më 9 qershor, ndërsa është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

ObserverKult
—–

Lexo edhe:

“CHOPIN PIANO FEST” SJELL NË PRISHTINË PIANISTIN HUNGAREZ

Në kuadër të edicionit të 11-të të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, mbrëmjen e djeshme performoi pianisti hungarez Gergely Kovács, për të cilin u tha së është laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, József Bencze u shpreh i lumtur me mbajtjen e këtij festivali në kryeqytet, teksa siguroi mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Shpresoj shumë që ambasada jonë, të kontribuojë në suksesin e Festivalit të Chopen-it. Faleminderit për ftesën. Në vitin 2021, bota e muzikës nderon kujtimin për pianistin e njohur hungarez György (Georges) Cziffra, dhe 100-vjetori i tij i lindjes u përfshi në listën e përvjetorëve të rekomanduar nga UNESCO”, tha ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult