Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.
Tashmë ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam, ku do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Evropa, Izraeli dhe Australia.
Organizatorët kanë lejuar gazetarët që të hyjnë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit, i cili për shkak të pandemisë vitin e kaluar u anulua.
Bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19, ku për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.
Producent Ekzekutiv i Eurovision 2021, Sietse Bakker është shprehur: “Qëllimi ynë është i qartë: të parandalojmë transmetimin e virusit gjatë ngjarjes. Nëse dikush rezulton pozitiv, protokolli ynë i izolimit hyn në fuqi, ne mbështesim autoritetet përkatëse me kërkime gjurmuese dhe marrim masa shtesë kur është e nevojshme. Nëse një pjesëmarrës nuk është në gjendje të interpretojë drejtpërdrejt, do të përdoret regjistrimi rezervë”.
Kujtojmë Eurovisioni këtë vit do të mbahet nga datat 18, 20 dhe 22 maj. Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”./abcnews.al