Mbrëmjen e djeshme në orën 19:00 në ambientet e sheshit “Liria” nisi në qytetin e Durrësit “Festivali Folklorik Ballkanik”.
Në këtë festival paraqiten u paraqitën një larmishmëri e madhe e këngëve dhe valleve nga e gjithë zona e Ballkanit të cilat i sollën grupet e ftuara nga rajoni të cilat i bashkon kultura dhe tradita. Zonën e Ballkanit gjithashtu e bashkojnë elementet e kostumografisë ku për të ndryshuar një vijë është dashur të kalojnë një mijë vjet.
Në këtë event gjatë performancave vihen re urat ndërlidhëse që përshkojnë vendet tona ndërveprimin e gjuhëve dhe traditave në kufij. Këto elemente të përbashkëta që ndajmë janë dëshmia më e mirë e bashkëjetesës.
Ky festival i vlerave folklorike të Ballkanit është kthyer në një traditë tashmë në qytetin e Durrësit. Ndër vite këto ndërveprime dhe shfaqje të vlerave folklorike të secilit vend pasurojnë njëri-tjetrin duke ndarë vlerat tradicionale në këtë skenë nderi.
Mbrëmja e djeshme është përshkruar si një natë e magjishme e cila i kishte munguar atmosferës së këtij qyteti por që tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit./ATSH