Edicioni i IV i Panairit të Librit në Tuz të Malit të Zi i cili do të nis sot do të jetë i hapur deri më 15 shtator.
Hapja zyrtare do të bëhet në ora 19:30 në oborrin e Qendrës Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, ku hapjen do ta bëjë i pari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e Komunës së Tuzit në Facebook, ku u publikua edhe programi i Panairit.
Sipas programit të bërë publik, sonte duke filluar nga ora 20:00 do të bëhet promovimi i veprimtarisë së Institutit Albanologjik-Prishtinë, me pjesëmarrës prof.ass.dr Faton Krasniqi dhe prof.ass.dr. Abdurrahim Maxhuni, dhe pro.asoc. dr. Naim Berisha.
Me datë 13 shtator në ora 19:00 do të bëhet promovimi i “N-teh” botimi Fishta, autore Melita Vjerdha. Pjesëmarrës në këtë promovim do të jenë Frano Kulli dhe Melita Vjerdha.
Gjithashtu në këtë datë, do të bëhet promovimi i “Nevoja për komb”, Botimi –Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, me autor Roger Scruton, promovim ky që do të mbahet në ora 20:00. Ndërkaq pjesëmarrës do të jenë Faik Nika, Albert Bikaj dhe Nikollë Berishaj.
Promovimi i “Za mjegullor i liqenit n’ag” botimi Cekum (QRKP) me autore Ledia Dushi do të bëhet me datë 14 shtator në ora 19:00. Pjesëmarrës në diskutim do të jenë Salko Luboder, Nikollë Berishaj, Lena Ruth Stefanoviq dhe Ledia Dushi.
Ndërsa në këtë ditë duke filluar nga ora 20 është planifikuar të bëhet edhe promovimi i veprimtarisë së Gjergj Jozef Kolës.
Në ditën përmbyllëse të panairit duke filluar nga ora 12:00 do të bëhet ndarja e mirënjohjeve./ObserverKult
Lexo edhe:
BËHET E DITUR, JA KUR MBAHET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË
Me moton “Libri triumfon”, më 6 qershor hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit. Ky Panair organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës.
Këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria. Po ashtu nga Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj është rreth 2000. Derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë duke filluar nga ora 9:00-20:00.
Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult