Nis sot Sanremo, për herë të parë në histori salla pa publik

Mbrëmjen e sotme nis në Teatrin Artiston të qytetit të Sanremos, Festivali i Muzikës Italiane, Sanremo 2021. Ai do të zhvillohet nën respektimin e masave kundër Covid-19.

Si kurrë më parë salla nuk do të ketë publikë. Dhe do të përformojnë, 26 këngëtarë italianë e 8 këngëtarë të rinj për pesë ditë radhazi.

Në vend të publikut në skenë duartrokitjet do të jenë të regjistruara. Një zgjedhje që sipas Amadeusit, Drejtor Artistik të Festivalit, do të shërbej për të ndihmuar psikologjikisht këngëtarët. E të gjithë ata që do të ngjiten në skenën e Ariston.

Amadeus, njëherësh prezantues, do të shoqërohet çdo natë nga showmani i njohur Fiorello, nga futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e këngëtari Achile Lauro.

Bashkëprezantuese e zgjedhur për natën e parë do të jetë aktorja e re italiane Matilde De Anglelis. E cila së fundmi ka interpretuar në filmin “The Undoing” së bashku me Nicole Kiodman e Hugh Grant.

Këngët fituese të Festivalit të Sanremo 2021 do të zgjidhen nga tre juritë. Juria e gazetarëve e cila ka 33% të votës, televoto me 34% të votës e juria demoskopike e përbërë nga një kampion i zgjidhur nga publiku, nga grupe e kategori të ndryshme sociale./abcnews.al