Sot nisi edicioni i 15-të i Konferencës shkencore, “Java e Albanologjisë” që organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP).
Në hapjen e kësaj konference ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Albanologjia te shqiptarët lindi si një dije aktive e luftarake, e lidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare të popullit. Ajo ishte pjesë e përpjekjes për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, dija fillestare albanologjike e shekujve të 18-të e 19-të ndihmoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve.
“Rilindësit tanë të shquar, duke nisur nga vëllezërit Frashëri e Pashko Vasa e deri te Faik Konica e Fan Noli, i shfrytëzuan arritjet shkencore të albanologjisë, për të krijuar orientimin tonë kombëtar dhe për të hedhur poshtë pretendimet jo shkencore dhe propagandën raciste të shovinistëve fqinj”, ka thënë ai.
Lulëzim Lajci, në emër të Institutit Albanologjik, tha se ky është aktiviteti më i rëndësishëm shkencor i Institutit Albanologjik, duke bërë të ditur se në këtë edicion janë paraparë 5 sesione shkencore nga fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë, si dhe do të ketë diskutime të ndryshme për çështje të rëndësishme e të veçanta të kërkimeve albanologjike.
Pas një distancë kohore, do të shtohet vlera e këtyre punimeve shkencore”, tha ai.
Programin e plotë të konferencës “Java e Albanologjisë e gjeni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
ADIL OLLURI: SHKRIMTARI ËSHTË QENIE ËNDËRRIMTARE, E PËRHERSHME DHE E PANDRYSHUESHME