Sot filloi Java e Bibliotekës në Kosovë. Tashmë tradicional, eventi më i madh kushtuar bibliotekarisë, i 19-ti me radhë, do të zgjasë deri më 11 shtator.
Java e Bibliotekës organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Tema bosht e këtij edicioni është: ‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale’, duke synuar që të kontribuojë në procesin e dokumentimit të trashëgimisë së emigracionit.
Brenda kësaj jave do të ketë aktiviteteve të ndryshme kulturore e bibliotekare, sesione shkencore nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi etj.
Në linkun në vazhdim mund ta shihni programin e Javës së Bibliotekës.
Kliko KETU
ObserverKult