Nisin punimet për ndërtimin e Teatrit Kombëtar- ja çka tha Erion Veliaj

Ish-ndërtesa e Teatrit e cila u rrënua...

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë. I pranishëm në nisjen e këtyre punimeve ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh në fjalën e tij se kjo vepër do të ndërtohet me paratë e buxhetit dhe jo me partneritet.

Veliaj pohoi se Teatri i ri do të jetë një nga veprat më të bukura në rajonin tonë, ndërsa theksoi se për ndërtimin e tij janë dakordësuar shumica e aktorëve dhe arkitektëve, transmeton ‘lapsi.al’.

“Sot na duhet të kapim kohën e humbur. Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor. Kur e nisëm këtë debat ishin me opinione të ndryshme. Por sot kemi dakordësinë që Teatri do të jetë në tokën e vet. Sot kemi rënë dakord që Teatri do ndërtohet me para publike dhe jo me partneritetit.

Gjithçka që ka ndodhur këtu ka ndodhur më parë edhe në vendet e tjera. Sot kemi konsensusin më të madh të aktorëve dhe të arkitektëve. Vendi ka nevojë për një hapësirë të tillë, ashtu siç janë bërë shumë vepra të tjera”, theksoi ndër të tjera Veliaj.


Erion Veliaj

Lexo edhe:

PARKING NËNTOKËSOR DHE SKENA GJIGANTE PËR AKTORËT, ERION VELIAJ ZBULON DETAJET E TEATRIT TË RI

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar më shumë detaje nga projekti për Teatrin e Ri, i cili do të jetë 3 herë më i madh se i vjetri dhe më modern.

Duke folur në ceremoninë për hapjen e garës ndërkombëtare, Veliaj theksoi se ndërtimi i kësaj vepre në tokën ku ishte, është një nevojë për t’u shërbyer të gjithëve dhe se nuk ka kohë për të humbur, pavarësisht bindjeve politike.

Ai nënvizoi edhe faktin që projekti parashikon një parkim nëntokësor, që sipas tij, është një mënyrë e mirë për të mbuluar kostot e projektit, siç ka ndodhur me parkimin te sheshi “Skënderbej”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU