Shtëpia e Hynilerëve në Prishtinë ka kohë që është vlerësuar si monument që ka nevojë për konservim e restaurim.
Dhe për ta ruajtur këtë shtëpi, aset 200 vite i vjetër, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar së fundmi se i ka nisur punimet për restaurim.
“Ka filluar restaurimi i shtëpisë së Hynilerëve, një prej shtëpive më të vjetra në Prishtinë.
Ky aset 200 vite i vjetër i përket trashëgimisë kulturore dhe është ndër shtëpitë më karakteristike të Qendrës Historike të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Ndryshe, MKRS-ka ka ritheksuar se prioritet i tyre mbetet mbrojtja e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin.
ObserverKult
——
Lexo edhe:
NJOFTON MKRS/ VAZHDON RESTAURIMI I ASETEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE- JA NË CILIN OBJEKT PO PUNOHET
Po vazhdon puna me intensitet të lartë në restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore në gjithë vendin. Kështu përmes një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se së fundmi ka përfunduar faza e parë e punimeve restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj.
“Tashmë është hapur procedura për fazën e dytë të restaurimit dhe për ndërhyrjet e radhës janë ndarë 1.3 milion euro”, ka njoftuar MKRS-ja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MKRS: NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E DY ASETEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE NË PRIZREN
Punët për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve me rëndësi kulturore në tërë vendin po vazhdon. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së fundmi ka njoftuar se ka nisur punët për restaurimin e dy aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren.
Bëhet fjalë për dy shtëpi në Prizren, atë të familjes Gashi apo siç njihet ndryshe Sava Toska. Po ashtu në shtëpinë e familjes Koçbashliu.
Që të dy shtëpitë gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe kanë stil arkitektonik shumë të veçantë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult