Nga Agim Cani
Në vitin 2004 u ktheva me dëshirën për të bërë diçka në Shqipëri dhe për të qëndruar për fare. Fillova të kontaktoj me shokët e mi, miq e kushërinj. Pasi e vura biznesin në shina të mira, fillova dhe të lëviz nëpër Shqipëri.
Një ditë tek flisja me një të njohur, më tha se njeh një tregtar shumë serioz. Punoj me të. Nuk do ishte keq ta njihje. Ndoshta mund të bësh dhe biznes me të.
Si e quajnë i thashë? Xhemil Tagani, më tha. Cili i thashë? Ai aktori i Teatrit popullor dhe artist filmash?
Po më tha. Më thuaj kur të vijë vetëm 2 orë më parë. Të takohesha me një aktor Teatri ?
Me nje artist filmash. Ishte emocion i madh për mua. Ne vinim në shkollë dhe tema ishte teatri i radhës në Teatrin Popullor.
Kishte raste që zinim radhë në 12 të natës për bileta për shfaqjen e re, që kishte raste që 6 muaj ishte Premierë. Kur i shikonim rrugës ishte ngjarje e madhe për ne.
Respekti për ta ishte adhurim, veneracion. Nejse një ditë e takova. Tek Klubi që ishte para Institutit të Arteve. Emocionet e mija preknin Dajtin. Filluam bisedën.
Unë fillova për filmat ku kishte luajtur. Çdo film që kishte luajtur. Detaje artistike për të cilat Xhemili ishte mjeshtër. Për mua thashë, je mjeshtër i madh i roleve të vogla.
Si Ilia Shyti, Ndrek Shkjezi, Prokop Mima. I kujtova filmin Tokë e përgjakur rolin e tij (më vrave kopuk- armiku dhe kur vdes është i poshtër- dhe qeshëm) .
Folëm për muzikë filmash dhe këngën perlë të Gaqo Çakos për Staver Shkurtin, tek filmi Njeriu me top. U emocionua tregtari i suksesshëm Xhemil Tagani (tashmë i ndjerë) dhe nuk folëm asnjë minutë për tregti.
Bile dhe sot e kësaj dite nuk e di çfarë biznesi bënte Xhemili. Ju ikët të gjithë, më tha.
Për kë do do luanim Teatër? Dhe sinqerisht pashë në sytë e tij, rrumbëllza loti si ar.
U ndamë pas dy orësh duke më thënë: Me ty nuk bëj tregti dhe biznes. Kemi dy pozicione hyjnore të jetës.
Aktori dhe shikuesi! Le të mbetën kështu! Kështu ke mbetur i madhi Xhemil Tagani. Ju jeni klasikët e artit shqiptar. Ju ishit shkolla e madhe e mjeshtrisë klasike të Aktorit.
Në 90 – tën, u mbyll kjo portë e rëndë. Çelsat kanë zënë ndryshk.
ObserverKult
Lexo edhe:
W. H. AUDEN: 1 SHTATOR 1939
1 shtator 1939 (1), poezi nga W. H. Auden
I ulur në një nga baret
e Rrugës Pesëdhjetë e Dy
I pasigurtë dhe i frikësuar
Ndërsa shpresat e pritshme shuhen,
Të një dekade të ulët dhe të pandershme
Valë zemërimi dhe frike
qarkullojnë mbi vende të kthjellëta
dhe të errësuara të globit
duke pushtuar jetët tona private
era e papërmendshme e vdekjes
shkel mbi natën e shtatorit.
Dijet e sakta mund të nxjerrin
në dritë të gjithë keqbërjen
nga Luteri deri në ditët tona
çfarë e ka bërë një popull të çmendet,
gjej çfarë ndodhi në Linz (2)
Një megaloman i shndërruar
Në një zot psikopat.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult