Ekspozitë e çifteve nga Dinastia Marubi. Njëqind vjet fotografi nga arkivi i fotostudios shqiptare Marubi.
Gjatë veprimtarisë së tij si fotograf, Kelt Marubi ka realizuar fotografi dhe kartolina me shqiptarë të veshur me kostume të zonave fushore e malore. Gjithashtu ai realizoi edhe portrete kartvizitash në formate të ndryshme.
Foto-studio “Marubi” u themelua më 1856 në Shkodër nga piktori, skulptori dhe arkitekti Pietro Marubbi.
Fototeka “Marubi” është krijuar më 1970 pasi Gegë Marubi dhuroi arkivin e të tij personal prej tre brezash, me rreth 150 mijë negativë, shtetit.
Në këtë arkiv gjenden negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959. Ky është një nga arkivat më të pasur të Ballkanit.
ObserverKult
Lexo edhe:
KUSH ISHTE PIETRO MARUBBI DHE ÇFARË TRASHËGIMIE E LA PAS VETES
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” gjatë kohës që ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane” po qëndron e hapur për publikun po vazhdon të prezantojë autorët e ekspozuar. Së fundmi muzeu ka publikuar një material kushtuar Pietro Marubbit.
Pietro Marubbi (Piacenza, Itali 14. 8.1832 – Shkodër, 22. 5.1903).
Udhëtimi i tij filloi në Trieste. Për të vijuar në Korfuz, Zarë, Budva derisa vjen e vendoset përfundimisht në Shkodër më 1858”, shkruan muzeu.
Në materialin e institucionit thuhet se meqë kishte studiuar në Institutin Gazzola në Piacenza, vinte me njëfarë përvoje si arkitekt, piktor e skulptor. Ndër veprat e tij në Shkodër përmenden: projekti për Katedralen Katolike në Shkodër (Kisha e Madhe), projekti i Selisë së Konsullatës italiane dhe franceze si dhe realizimi i disa pikturave murale në Kishën Ortodokse.
“Në Shkodër ka përndritjen e sjelljes së mediumit të fotografisë. Në 1865 hap studion e parë fotografike Foto-Studio “Marubbi” e para në Shqipërinë Osmane. Ndonëse e dimë se kishte filluar të eksperimentonte me këtë medium disa vite para kësaj date. I gjendur në krye të një aktiviteti premtues, ai merr si ndihmës bijtë e Rrok Kodhelit, Mati e Kel”, shkruan muzeu.
Gjatë veprimtarisë së tij si fotograf ka realizuar kartolina me shqiptarë të veshur me kostume të zonave fushore e malore. Realizoi portrete kartvizitash në formate të ndryshme. Muzeu vijon më tej në materialin e publikuar se ai ka fotografuar edhe në vendet fqinje. Si për shembull familjen mbretërore, por edhe banorë e peizazhe të Malit të Zi.
“Teknika e përdorur fillimisht prej tij është ajo e kolodiumit të lëngshëm e më pas e xhelatinës së thatë. Ka lënë si trashëgimi në fushën e fotografisë mbi 40000 negativë në xham të përmasave të ndryshme”