Filmi më i ri i regjisorit Robert Budina, “Katrori i pushtetit” vë në qendër tri gazetare që investigojnë krimin dhe pushtetin.
Me Ema Andrean dhe Neritan Liçajn, filmi shpërfaq pasojat e mosveprimeve në shoqëri me demokraci të brishta.
I xhiruar në formën e një seriali, ai ngërthen realitete mes personazhesh nga politika, krimi, biznesi dhe media si katër anë katrori.
“Nuk është denoncim është reflektim mbi realitetin, një këndvështrim i brendshëm i realitetit që jetojmë përditë.
Është e brendshmja që nuk guxojmë ta themi me zë.
Por e kuptojmë shumë mirë.
Vjen përmes pasojave e një mosveprimi. Çdo të thotë për njeriun të humbë të humbë dinjitetin.
Çdo të thotë për njeriun të mos reagojë e çdo të thotë për njeriun të pësojë”, tha Budina.
“Frymëzimi vjen nga realiteti, por nuk ka lidhje direkte me të.
Sigurisht që janë institucionet, sepse institucionet ato janë, është bashkia, është qeveria, është policia, gazetarët është krimi.
Kemi dhënë përpjekjet e tri gazetareve që përpiqen me çdo kusht të zbulojnë. Ta kryejnë profesionin e tyre me përgjegjshmëri dhe përplasen me shumë pengesa.
Ne një lloj kuptimi kjo është si do të donim ne ta shihnim median”, tha regjisori Budina.
Katrori i Pushtetit është pasqyrim i mundshëm i shoqërisë, e kalbur dhe e ndritshme./balkanweb
ObserverKult
Lexo edhe: