“Një fitore ndaj paragjykimeve”/ Kosova arrin sukses të jashtëzakonshëm në të kënduarit koral në Suedi

Basbaritoni Shaban Behramaj ka rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare”, fitoret në arenën ndërkombëtare të korit “Siparantum”, ku së fundmi Kosova ka triumfuar me medaljen e artë në “Grand Prix of Nations”, në Suedi.

Behramaj theksoi se fitorja e Kosovës ishte edhe një triumf ndaj paragjykimeve që kanë ndaj vendeve të vogla.

Ai theksoi se Kosova është përballur me shtete të tjera që kanë qindra vite eksperiencë në të kënduarit koral. 

“Ne flasim për muzikën korale e cila është një muzikë e veçantë dhe do një edukim të veçantë, ku Kosova dhe Shqipëria në këtë rast nuk është se kanë traditë të të kënduarit koral.

Kështu që edhe ballafaqimi me shtetet evropiane të cilat kanë qindra vite eksperiencë të të kënduarit koral, edhe për ne është një sfidë më vete sepse të këndosh në kor nuk është diçka shumë e thjeshtë.

Por të renditesh në këto nivele të garave evropiane dhe botërore që ne marrim pjesë sigurisht që tregon punën dhe dashurinë e madhe që ka kori për muzikën.

Të gjithë anëtarët e korit parentum dhe dirigjenti Memli Kelmendi punojnë vullnetarisht.

Asnjëri prej nesh nuk paguhet. Por e bëjmë për dashurinë që kemi për muzikën dhe të përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare”, theksoi Behramaj në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Basbaritoni Behramaj vuri në dukje gjithashtu se në të kënduarin koral përfshihet edhe muzika shqiptare, veçanërisht isfopolifonia, e cila sipas tij ngjall interes tek juria ndërkombëtare.

“Festivale të tilla të mëdha kanë një numër të madh pjesëmarrësish dhe një numër të madh muzikantësh.

Krerët e muzikës korale nëpër botë, komenti i të cilëve për ne do të thotë shumë si vend i ri dhe shtet me një përvojë të vogël korale.

Por që muzika zë një vend të veçantë, mundohemi të fusim në repertor edhe veprat e jugut të Shqipërisë, siç është iso-polifonia që janë të jashtëzakonshme dhe që që ngjallin një interes të madh”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista në emisionin “Jetë Shqiptare” me basbaritonin Shaban Behramaj

Na trego për rëndësinë e çmimit? A ka kjo një rëndësi të veçantë?

Shaban Behramaj: Çdo garë është e veçantë në llojin e vet. Juritë vlerësojnë edhe detajin më të vogël të Korit. Çdo garë ka kërkesat e veta, sa i përket përgatitjes dhe provave të shumta, një numër shumë të madh nëse i mbledhim orët e punës.

Përveç këndimit koral, ka edhe elementët koreografikë që e pasurojnë shumë performacën por edhe vështirësojnë atë sepse duhet të lëvizësh dhe të këndosh në të njëjtën kohë. Por që ne që shquhemi për energjinë që kemi në skenë.

Gara në Suedi ishte më e veçantë sepse në këtë garë përfaqësohet direkt shteti i Kosovës. Dhe flamuri i Kosovës ka qenë në mesin e flamujve të tjerë evropianë. I barabartë dhe i pa paragjykuar dhe në fund edhe i shpërblyer.

Si ishte të këndoje shqip në Suedi?

Shaban Behramaj: Ne mundohemi gjithmonë që të përfshijmë në repertorin tonë vepra shqiptare në mënyrë që të prezantohet muzika dhe kultura kanë para popujve evropianë.

Këto vepra janë shumë atraktive edhe për shkak të përmbajtjes së tyre duke lënë një përshtypje të madhe, edhe tek juritë , dhe publiku që janë pjesëmarrës.

Festivale të tilla të mëdha kanë një numër të madh pjesëmarrësish dhe një numër të madh muzikantësh. Krerët e muzikës korale nëpër botë, komenti i të cilëve për ne do të thotë shumë si vend i ri dhe shtet me një përvojë të vogël korale.

Por që muzika zë një vend të veçantë, mundohemi të fusim në repertor edhe veprat e jugut të Shqipërisë, siç është iso-polifonia që janë të jashtëzakonshme dhe që që ngjallin një interes të madh.  

Si mundeni të mbani një frymë të unifikuar brenda grupit tuaj?

Shaban Behramaj: Në gara të nivelit botëror, kori ka filluar tash e dy vite. Prej fillimit ka pasur sukses. Numri i anëtarëve të korit ka qenë 45-50. Duke qenë kor vullnetar edhe numri i anëtarëve të korit ndryshon edhe numri. Por ky është numri i konstant./rtsh

ObserverKult


solen alla

Lexo edhe:

BARITONI SOLEN ALLA: KAQ STUDENT I DOBËT PASKAM QENË?

Kaq student i dobët paskam qenë? Kaq keq e paskam fyer “Nivelin”e shkollës tonë!?

Nga Solen Alla

Edhe pse nuk kam dasht me u shpreh, vjen një moment kur rrjetet sociale ta sjellin në maj të hundës…

Në këto pseodo-përvjetorët e shkollave tona muzikore po shikojmë çdo ditë të performojnë po të njëjtit njerëz!

A thua se vetëm këta e kanë kryer atë shkollë!?

Që në vitin e parë si student në Akademinë e Arteve, jam përfshirë në aktivitetet e shkollës edhe jo vetëm.

Pra kam kënduar në operën “Dasma e Figaros” me klasën e Operës, po ashtu operat “Don Giovanni” edhe “Flauti Magjik”.

Më pas në Teatrin e Operës këndoj në premierën e operës “Andrea Chenier”.

Edhe akoma student bëj eksperiencat e mia në Opera studion LTL në Itali në qytetet të Livorno, Pisa, Lucca me një Opera të Donizettit.

Master Classe me disa nga këngëtarët e mëdhenj operistik.

Student këndoj personazhe të vështirë për moshën e re që kisha, si në operat “Borana”, “Lulja e Kujtimit”, “Eliziri i Dashurise”, “Werther”, “Perrallat e Hoffmanit”, “Silvano” të cilën e kam kënduar në Greqi e Itali.

Çmimin e parë në Konkursin “Jorgjia Truja”; Çmimin “Ramiz Kovaci” etj etj…

Tani dua të di, kaq student i dobët paskam qenë? Kaq keq e paskam fyer “Nivelin”e shkollës tonë sa asnjë romanzë të mos më japin për të kënduar në korridor?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


sabri hamiti nanës

SABRI HAMITI: MËRZITJE DASHURIE

Këngët që më mbetën tash i kam për vete
Zëre shungulluese nisin varg të ri
Sa po shlyen bari kujtim çfarë më mbete
I kisha të gjitha të mbyllura në gji

Flutur e bukur dëshirë pranverake
Gjiun tim përpush gaz e helm e mbush
Ja këngë laroshe e blerësi verrake
Sa më vjen pranë më bën hi a prush

Krahun tim zeshkan e mbulon e verdha
Tretem në këngë të ikura në mituri
Dëshira fundore mbeti vel në therra
Valë e shpirtit tim lëkundet përsëri

Në vrap monoton në trok të mërzisë
Vjen ngadalë ëndrra dëshirëplote
Lëkundet ëndja në valë të fëmijnisë
Mes gjirit e lumit flutur sa u kote

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult