Një foto e rrallë e Eglantina Kumes kur ishte 17 vjeçe/ S’e besoja që po luaja krah Naim Frashërit e Rikard Ljarjas

Kjo është një foto unike në 70mm e aktores shqiptare Eglantina Kume (lindur më 1950) në filmin artistik shqiptar, “Ngadhnjim Mbi Vdekjen” prodhuar në vitin 1967.

Ky film do të sillte interpretimin e saj të dytë si protagoniste vetëm në moshën 17-vjeçare, pas filmit “Duel i heshtur” prodhuar po në vitin 1967.

Në një intervistë të aktores lidhur me këtë film ajo do të shprehej:

“Xhirimet në qytetin e Gjirokastrës ishin shumë të vështira për mua.

Përveç përgjegjësisë, kisha dhe emocione të forta, pasi interpretoja përkrah aktorëve të njohur Naim Frashëri, Edi Luarasi apo Rikard Ljarja.

Fotot e tyre dikur i koleksionoja me aq dashuri në albumet e mia”.

“Skena e parë që xhiruam në tarracën e kalasë së Gjirokastrës ishte soditja e qytetit pas torturave të gjermanëve”, kujton Egla./ vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“NGADHËNJIM MBI VDEKJEN”, JEHONË TË MADHE NË KINË/ PROTAGONISTJA E FILMIT TREGON PËR VIZITËN NË SHTETIN AZIATIK

Shumë filma nga kinematografia e viteve ’60-’70 në Shqipëri janë transmetuar në Kinë dhe janë pëlqyer shumë nga publiku kinez.

Eglantina Kume luan në rolin e personazhit kryesor, Mirës në filmin e realizuar në vitin 1967,  Ngadhënjim mbi vdekjen.

Pasi filmi kishte bërë jehonë në Kinë, Eglantinën e ftuan në Kinë.

Ajo tregon në “Shqipëria live”, për pritjen madhështore: “Atëherë kur është bërë filmi, në Shqipëri artistëve nuk iu bëhej jehonë suksesi.

Unë suksesin e kuptova pasa 40 vitesh kur u ftova në Kinë. Jam surprizuar nga pritja, bisedat që kam bërë dhe njerëzit e shumtë që më njihnin.

Iu dukej e çuditshme që më panë nga afër, kam dhënë shumë autografe. Ndërsa në Shqipëri, kur doli filmi, nuk njihej fare autografi”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult