Qe 30 vjet, gratë keniane kanë ngritur një mburojë për ta mbrojtur vetë vetën nga burrat dhunues. Në një fshat të largët nga kryeqyteti, ato kanë ndërtuar shtëpi prej balte dhe jetojnë pa burra.
Nga Salie Osmankaq
Burrat as që guxojnë të afrohen aty, ata janë të ndaluar në Umoxha. Ata që kanë guxuar t’ia mësyjnë për të hyrë në fortesën prej balte të grave, i ka gjetur e liga.
Gratë vetë e mbrojnë fshatin dhe vetveten. Meqë institucionet, shoqëria dhe familja, ka dështuar t’i mbrojë, ato janë detyruar të mbrojnë kështu vetveten.
I panumërt është numri i grave që aty kanë gjetur shpëtimin nga dhuna e abuzimet e burrave.
Që prej 30 vitesh është kështu.
A mos na duhet edhe neve të ndërtojmë fortesa mbrojtjeje për vete, pasi drejtësia po i lë të lirë burrat me të kaluar kriminale, recidivistët, ose edhe ata që njihen në lagje e shoqëri si problematikë.
ObserverKult