Një grua e zhveshur në errësirë, poezi nga Mario Benedetti

një grua e zhveshur ne erresire poezi nga mARIO bENEDETTI


Një grua e zhveshur dhe në errësirë
ka një qartësi që na ndriçon
dhe nëse ndodh një pikëllim
një terr i madh a një natë pa hënë
patjetër këtë grua të zhveshur
në dorë duhet ta kesh shtënë.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
Lëshon një dritë që të jep besim
Atëherë kur kalendari bën pushim
qosheve dridhen shtratmerimangat
dhe sytë e lumtur të maceve
shikojnë e s’lodhen kurrë së pari.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
është një kënaqësi për duart
për buzët është më shumë se fat
dhe për zemrën një shkallmim
një grua e zhveshur është një enigmë
dhe përherë një gosti plot gëzim.

Një grua e zhveshur dhe në errësirë
derdh një dritë që të ndez flakë
dhe qielli i kthjelltë qiell bëhet
sa kënaqësi në qoftë e zjarrtë
se vdekjen e shfaros përnjëherë
një grua e dashur nëpër natë.

(Në shqip Bajram Karabolli)

ObserverKult

Lexo edhe:

MARIO BENEDETTI: PIKËLLIMI NA NGUSHËLLON DHE NA E BËN TË PAMUNDUR TRADHTINË…

Themi që koha ikën dhe unë e ndiej te pështyma që sa vete e më trashet. Duhet të dëgjoj vetëdijen se sa ankesa ka ajo. Por, më mirë, le të bëhem shurdh.
Fjala shqetësim mbush tërë realitetin, sikur të ishte një tym i përqendruar. Liria pickon shpirtin, i cili nuk ka më ilaç për të qenë i lirë. Gjithsesi, gjykimi i shëndoshë vigjilon dhe kërcënon të na futet në vathën e arsyes. Jemi të brishtë dhe kjo na shpëton. Pikëllimi na ngushëllon dhe na e bën të pamundur tradhtinë.

Për fat, nuk kemi perëndi që të na falin. Nganjëherë mendoj se jeta është një gabim, por, sigurisht, gabimi më i madh është vdekja.
Midis ëndrrës dhe makthit ka një parantezë, ku ne formohemi. Del dielli dhe bëjmë hije. Hije ajri dhe etheje, hije misteri.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult