Një grue rreth të 40-tave e ka jetu ferrin e parajsën, nuk ka frikë!

Një grue rreth të 40-tave asht e ndjeshme dhe egër njikohësisht. E ka jetue ferrin e parajsën. I pëlqejnë shëtitjet e gjata. Vetmia, muzika klasike, e lehtë, mbi të gjitha e shoqnueme me nji gotë pije.

Nga Arjola Zadrima

Një grue rreth të 40-tave nuk ka frikë. Ajo ka kurajë dhe ecë me hapa vigan drejt realizimit të saj. Lexon shumë, i pëlqejnë këmishat e najlonta të shkurta seksi, dhe të gjata deri në fund të kambve. Nuk i vesh për një burrë. Thjesht ndihet shkëlqyeshem me vedin. Pëlqen gjoksin të çlirët, shkujdesun, pambërthyem mbas sytjenave. Aroma e trupit të saj duhet me e dehë së pari Atë.

Një grue rreth të 40-tave nuk mërzitet për kurgja, ajo gjen diçka ma interesante se mërzia. Nëse nuk i kushton vëmendje i kushtohet tanësisht vehtes. Një grue e tillë asht sfidë, qysh në shikim. Liria e saj të tremb, të ban me u ndje inferior. Por asht ajo vetë që kërkon esencën e gjithçkaje.

Një grue rreth të 40-tave asht botë e pazbulueme, shenjta e djalli flenë brenda saj. Ajo asht çka dëshiron me kenë dhe nuk mundet me e ndalë askush. Asht e zoja e vehtes dhe nëse të fal vëmendje je me fat.

Një grue e tillë të kalon nëpër hundë e të len veç aromën. Dhe nuk e vendos ti sa ka me zgjat ajo aromë!

Kaq kisha.

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË ‘KEQDIAGNOSTIKIM’ TË SHOQËRISË SHQIPTARE