E pazakontë: Biblioteka e krijuar nga pastruesit e Ankarasë

E gjeni në kryeqytetin turk dhe është me gjasë, biblioteka më e veçantë në botë. Mundet të tingëllojë paradoksale, por librat e kësaj “ngrehine kulture” janë mbledhur nga persona që, për të jetuar u duhet të pastrojnë koshat e mbeturinave.

Ata kishin idenë për të mbledhur të gjithë librat që gjetën në rrugë. Në vend që t’i hiqnin qafe, vendosën t’i mbanin në bibliotekën e tyre, për të cilën nuk e kishin idenë se shumë shpejt, do të bëhej kaq e popullarizuar.

Si filloi?

Ata kanë mbledhur libra për muaj të tërë dhe dalëngadalë, numri i tyre në rafte u bë gjithnjë e më i madh. Ndërsa, sa dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë libra tjere.

Ideja fillestare ishte që biblioteka të mirëmbahej vetëm për nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre. Por, ndërsa popullariteti po rritej gradualisht, ajo u hap për publikun, në shtator të vitit të kaluar. Tanimë, aty gjenden mbi 6000 libra.

Ndërkaq, ekziston edhe seksioni i librave për fëmijë dhe një tjetër, kushtuar kërkimit shkencor. Për më tepër, vizitorët dygjuhësh mund të gjejnë libra në anglisht dhe frëngjisht, gjithashtu.

ObserverKult


Lexo edhe:

PABLO NERUDA: MOS FAJËSO KURRË ASKËND PËR ASGJË…