Një memorial nënujor për të nderuar veteranët e ushtrisë amerikane

Për të nderuar veteranët e ushtrisë amerikane, një memorial shumë i veçantë ekspozohet në thellësitë e ujërave, në Florida. Në këtë ekspozitë gjenden 12 statuja betoni që qëndrojnë në një rreth, për të vlerësuar burrat dhe gratë që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane.

Memoriali i heronjve veteranë sapo u hap tërhoqi një numër të konsiderueshëm vizitorësh. Të cilët ishin të interesuar të shihnin statujat me madhësi të një trupi real njeriu.

Statujat përfaqësojnë anëtarët e degëve të ushtrisë amerikane: Ushtria, Marina, Forcat Ajrore dhe Rojet Bregdetare. Memoriali ndodhet në 40 metra thellësi. Kështu që vizitorët do të kenë nevojë për pajisje zhytjeje për ta parë atë.

Memoriali përveçse u realizua që të jetë një atraksion popullor për zhytësit. U mendua të jetë gjithashtu edhe një lloj vendi paqeje për veteranët.
“Kur zbret poshtë valëve, hyn në një vend paqeje dhe qetësie. Zhurma e kaosit zhduket dhe dëgjohet vetëm fryma jote. Duke të kujtuar se je gjallë”, thotë, Neysa Grzywa, një nga anëtarët e ekipit që kujdeset për këtë memorial.

Grupi i fton veteranët në aventura të ndryshme në det për t’i ndihmuar ata të merren me çrregullimin e stresit post-traumatik. Dhe dëmtime të tjera të lidhura me luftën.

Organizatorët e Memorialit të Veteranëve planifikojnë të instalojnë statuja të tjera. Por edhe objekte të përdorura nga heronjtë e luftës./a2news.com

LEXO EDHE: MEMORIAL VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT