Një monedhë 5 € do të emetohet me fytyrën e Raffaella Carrà

Raffaella Carrà

Italia do të emetojë një monedhë me fytyrën e Raffaella Carrà. Një ide e veçantë për t’i bërë homazhe ikonës së padiskutueshme të televizionit italian.

Një monedhë do të emetohet me fytyrën e Raffaella Carrà. Ide e veçantë për t’i bërë homazhe ikonës së padiskutueshme të televizionit italian. Showgirl-it të njohur dhe të dashur në mbarë botën që ndërroi jetë më 5 korrik 2021.

Lajmi u bë i ditur nga Fabio Canino, drejtues radiofonik dhe gjyqtar i programit të suksesshëm “Dancing with the Stars”. Ai njoftimin e bëri gjatë prezantimit të librit “RaffaBook”, i fokusuar pikërisht tek figura e showgirl-it.

Megjithatë, ende nuk është vendosur nëse do të jetë thjesht monedhë përkujtimore. Apo sikurse ato, që vende të veçanta të BE-së mund të lëshojnë me kurs ligjor për të përkujtuar personalitete.

Por fytyra e Carrà do të jetë e pranishme në koleksionin e monedhave bimetalike 5 euro, siç ka ndodhur në të kaluarën me Ennio Morricone, që nuk synohet për qarkullim.

Për konfirmim do të duhet të pritet deri në fillim të vitit të ardhshëm kur do të ketë njoftim zyrtar.

Në çdo rast, ky është një homazh i ri për Carrà-n që vjen pas emërtimit të një sheshi në Madrid, atij të bregdetit Bellaria dhe atij të qendrës së prodhimit Rai në Via Teulada.

Edhe gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, Carrà është cituar disa herë nga Emanuele Crialese në filmin “The immensity” me Penelope Cruz si protagonist.

Rai, megjithatë, po planifikon edhe diçka tjetër për t’i bërë homazhe ikonës së televizionit. 18 qershorin e ardhshëm, ditën kur Carrà do të kishte mbushur 80 vjeç, një shfaqje e mrekullueshme pritet të transmetohet për nder të saj./oranews

ObserverKult

Lexo edhe:

HISTORIA E TRISHTË E TË NDJERËS, RAFFAELLA CARRÀ: DESHA TA KEM NJË FËMIJË, POR…