Një mozaik i bukur dhe tejet i ruajtur nga periudha e lashtë romake është zbuluar nga arkeologët në Italinë Veriore.
Zbulimi mbresëlënës, në qytezën Negrar, në veri të Veronës, vjen pas gati një shekulli pasi që gërmadha të një ville të lashtë janë zbuluar në këtë lokalitet, transmetojnë mediet lokale, raporton CNN, transmeton ‘koha.net’.
Fotografitë e dyshemesë së shtruar në mozaik, të vendosura nga zyrtarët e qytezës, shpërfaqin punimet delikate dhe detajet shumëngjyrëshe, pjesa më e madhe e të cilave është ruajtur.
Dyshemeja është gjetur përfundi një vreshte në rajon kodrinor, kanë thënë zyrtarët.
Ata kanë shkruar se pas “dekadave të numërta të përpjekjeve të dështuara”, zyrtarët kishin zbuluar “pjesë të dyshemesë dhe themelet e një ville romake në veri të kryeqytetit”.