Një nekropol i madh pranë Kajros është provuar të jetë i pasur me zbulime arkeologjike, njoftuan shkencëtarët egjiptianë.
”Zbulimet u bënë nga një ekip arkeologësh egjiptianë që punojnë në nekropolin Saqqara, i cili shtrihet pranë piramidës së famshme të mbretit Djoser”, tha Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve në një deklaratë.
”U zbulua tempull-funeral i mbretëreshës Nearit, gruaja e mbretit Teti, mbreti i parë i Dinastisë së Gjashtë të Mbretërisë së Vjetër (2686–2181 p.K)”, tha kreu i misionit dhe arkeologu egjiptian Zahi Hawas.
Zbulimet e reja përfshijnë 52 varre, nga 10 deri në 12 metra të thella.
Për më tepër, kishte më shumë se 50 arkivole prej druri që datojnë që nga Mbretëria e Re (1520-1075 para Krishtit) të zbuluara brenda tyre.
“Kjo është hera e parë që arkivolet që datojnë para 3000 vitesh në këtë rajon”, tha Hawas.
Statuja, lodra, anije druri dhe maska funerare që datojnë që nga Mbretëria e Re u zbuluan gjithashtu.
Në vitet e fundit Egjipti ka njoftuar një varg zbulimesh arkeologjike./ATSH