Ema Ndoja, aktorja e njohur e cila njihet nga vitet e ’80, edhe pse luajti pak role, la gjurmë në kujtesën e publikut.
Ema spikati jo vetëm për talentin si aktore, por edhe për stilin e guximshëm, flokët e shkurtër, daljet me rroba banje, që jo shumë vajza i merrnin përsipër në ato vite.
Por pas viteve ’90, ajo është zhdukur nga sytë e publikut dhe shumë pak dihet për të.
Ajo është martuar me një biznesmen dhe politikan të njohur, Rezze Schlauch.
“Gruaja ime, Ema Ndoja, me të cilën unë jam së bashku që nga viti 1992, është me origjinë shqiptare. Në rolin tim si sekretar parlamentar kam qenë i përfshirë/ kam ndihmuar, për një investim të madh gjerman në Shqipëri, rindërtimin e aeroportit të Tiranës.
Me kalimin e kohës kam kultivuar marrëdhëniet me politikën, përtej lidhjeve familjare”, ka thënë ai gjatë një interviste.
Ema Ndoja, pak e dinë, por para se të bëhej gruaja e Rezze Schlauch-es, ka qenë e dashura e asokohe pedagogut të Institutit të Lartë të Arteve, aktualisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky i fundit më pas u martua me një tjetër yll të kinemasë shqiptare, Matilda Makoçi, me të cilën ka dhe një djalë./aktoretshqiptarë
ObserverKult
Lexo edhe:
PREKËSE/ ZAMIRA KITA: KAM DASHUR T’I JAP FUND JETËS…
Aktorja e mirënjohur Zamira Kita ka rrëfyer një periudhë të errët të jetës së saj, atë të depresionit.
Kita ka treguar që për shkak të gjendjes jo të mirë të shëndetit mendor, kishte tentuar t’i jepte fund jetës.
Zamira Kita, është një ndër aktoret më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, rolet e së cilës kanë lënë një gjurmë në historinë filmit.
Mometalisht Zamira po shijon një tjetër sukses në kinematografi, falë pjesëmarrjes së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
RRËFIMI I EVA ALIKAJT: NDRIÇIM XHEPA ISHTE DASHURIA E JETËS SIME…
Rebelizmin e aktores Eva Alikaj, ende pa u afirmuar si e tillë, e njihnin të gjithë në Akademinë e Arteve, kur ishte studente. Ishte bërë disa herë problem për pantallonat e ngushta, fustanet ca më të shkurtër se norma dhe tualetin që i pëlqente ta bënte gjithnjë, më të dukshëm se shoqet. Ishte e bindur se, nuk kishte asgjë të keqe në të bërit e gjërave, siç i pëlqen.
E pohonte këtë edhe kur i tërhiqnin veshin në ndonjë mbledhje me dyer të mbyllura. Mirëpo, në rrethana të tjera, kur regjisorët i kërkonin të realizonte ndonjë skenë me të cilën koha nuk pajtohej, ajo refuzonte. Që në filmin e parë ku ka qenë pjesë si aktore kryesore, “Njeriu i mirë”, i është kërkuar të kishte një skenë puthjeje me partnerin e saj në film, Bujar Asqeriun.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult