Një nga misteret më të mëdha ujore, çfarë ndodhi me anijen Octavius në vitin 1762?

Octavius, anija legjendare mund të ishte bllokuar në akullin e Arktikut, në pamundësi për të kaluar Pasazhin e famshëm Veriperëndimor, rruga e cila përmes ngushticës së Beringut, brigjeve të thepisura të Amerikës së Veriut dhe atyre jugore të Grenlandës, lidh Paqësorin dhe Oqeanet Atlantike.

Pas kthimit nga Kina në Londër, anija në fjalë u zhduk në verën e vitit 1762. Ndërkaq nuk u dëgjua më për të deri më 11 tetor 1775.

Atë ditë kapiteni Warren pa një anije me tre shtylla në Detet e Veriut, me vela të konsumuara dhe një byk të dëmtuar. Bëhej fjalë për Octavius.

Historitë e tij tregojnë për 28 marinarë të ngrirë në kokat e tyre dhe katër persona të tjerë të ngrirë.

Midis tyre, kapiteni, i cili u gjet me penë ende në dorë me qëllim që të përditësonte ditarin e bordit.

Nga faqja e fundit, e datës 11 nëntor 1762, mësojmë se anija qëndroi e bllokuar në akull për 17 ditë rreth 2000 milje nga pika e zbulimit të supozuar./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

I PËRMBYTUR PREJ DEKADASH, FSHATI “FANTAZMË” DEL NË PAH NGA THATËSIRA

Prej dekadash, fshati i Aceredos ishte i zhytur nën ujë, në mënyrë aq të menjëhershme, aq sa edhe pjatat dhe dreka e asaj dite të vitit 1992 u sakrifikua për një digë të kompanisë elektrike lokale.

Por thatësira që ka përfshirë rajonin e Galicis spanjolle, në kufi me Portugalinë, zbuloi sërish ndërtesat. Automjetet, orenditë e vogla dhe të mëdha, që ndodheshin prej kohësh në terrin e liqenit artificial.

Pastaj duke i shndërruar përkohësisht në një atraksion turistik, por edhe në një burim nostalgjie për banorët e dikurshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult