Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës, është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore!
Në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit, Mane i humorit shqiptar vuan pamundësinë financiare për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër dhe prostatës.
Mane është një nga ata të katërt, të cilët si rrallë gjëra në këtë jetë u simbolizuan me emrin e qytetit! Familja e artistit ka shpërndarë në rrjetet sociale numrat e llogarisë duke kërkuar ndihmën e dashamirësve të artit dhe të Manes, transmeton ‘preferenca.al’
23 vjet më parë, pikërisht në nëntor të vitit 1998, qyteti u sensibilizua dhe u solidarizua me problemet e para shëndetësore të parodistit tjetër, Metit të shtrenjtë, duke i mundësuar ndërhyrjen mjekësore në Itali.
LEXO EDHE: PARODISTËT E VLORËS, RRËFEJNË HISTORINË SI U KRIJUA GRUPI…
‘Parodistët e Vlorës’ mbeten grupi më i famshëm i humorit në Shqipëri. Ata kanë gëzuar plot zemra me humorin e tyre përgjatë viteve. Të cilat edhe pse kalojnë nuk e zbehin impaktin e tyre tek publiku artëdashës që i ka vlerësuar gjithmonë.
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ata tregojnë momentet e tyre më të bukura në skenë. Dhe jashtë saj si katër shokë që o bashkoj arti përgjithmonë.
Por si u bashkua grupi më i famshëm i humoristëve:
“Unë isha valltarë, erdhi Agroni, mua më dhanë një rol episodik si fillim dhe pastaj u bëmë të dy. Një nga paroditë e mija ‘Fqinja” e shfrytëzuam për ta kënduar të dy. Më pas Meti erdha nga ndërmarrja e përpunimit të grurit. Manja erdhi nga ndërmarrja e ullishte. Ishin aktorët më të mirë që spikateshin nëpër ndërmarrje dhe na morën këto mjeshtrat”.
Zakonisht grupet e humorit, këngës janë të destinuara të ndahen po kjo nuk ka ndodhur me to. Agron Hamo dhe Afrim Agalliu tregojnë se çfarë e mbajti grupin e tyre të bashkuar…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU