Një pikturë “e padukshme”, pritet të shitet 40 milionë dollarë!

Në dukje e thjeshtë, piktura me autor Mark Rothko, në ankand pritet të shitet për 40 milionë dollarë. Ky punim, i quajtur “Pa titull” i realizuar me bojra vaji ishte piktura e parafundit e realizuar nga artisti, para se të vdiste më 1970.

Sipas ekspertëve, kjo pjesë e artit modern, e zotëruar nga ‘Bunny’ Mellon, deri më 2014. Përmban tone të ndryshme blu, që vezullojnë nën rrezet e dritës. “Duke përmbledhur frymën e veprës së jetës së autorit”, transmeton ‘konica.al’.

Piktura ishte në pronësi të koleksionistëve dhe filantropëve amerikanë Paul dhe Rachel ‘Bunny’ Mellon, midis 1971 dhe 2014. Më pas, u shit sërish nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, në vitin 2014.

LEXO EDHE: Piktura e fshehur për 130 vjet, del në ankand