Një portret i rrallë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga fillimi i shek. XIX!
Nga Jahja Drançolli
Është një portret, thuajse krejtësisht i panjohur për historiografinë tonë, riprodhimi është zbuluar në biografinë e parë të shkruar në gjuhën e vjetër serbe, e cila i është kushtuar heroit tonë kombëtar.
Tërheq vëmendjen, sidomos titulli mbret dhe origjina arbërore e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, prejardhje që nuk u kontestua asnjëherë nga rrethet intelektuale serbe të asaj kohe.
Në këtë kontekst, duhet theksuar se përpjekjet për serbizimin e Heroit nisën veçanërisht me Garashanin (1844) dhe pasuesit e tij të shkollës antropologjike serbe, të cilët u përpoqën të shuanin çdo dritë jo vetëm nga historia jonë e lavdishme. Libri u botua në Pesch, Hungari në 1828!
ObserverKult
Kliko edhe:
ENIGMA: KU U FSHEHËN ESHTRAT E SKËNDERBEUT?
Ku u fshehën eshtrat e Skënderbeut? Enigma, sipas Serembes dhe Moikomit dhe një letër e koduar e Ferdinandit të Aragonës, për të venë e Heroit.
Nga: Moikom Zeqo
Varri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.
Si një motiv filmik, hollivudian do ta sfiliste (shekujve) dhe e sfilit edhe sot fantazinë tonë.
Varri lind si njeriu, ka ditëlindjen ditëvdekjen e njeriut. Është e njëjta datë e dyfishtë, kundërshtore me vetveten. 17 janari i vitit 1468 është vdekja e Heroit, por pa këtë vdekje nuk do të krijohej mahnitshëm, nga e panjohura e veshur si e papritura.
Njëlloj Hirushe e Kalendarit, do të shënonte ekzistencën e tij në botë dhe në amshim, Varri i Heroit.
***
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult