Një takim emocionues me gruan e Agim Shukes: Nuk e trazuam plagën tonë të përbashkët…

Agim Shuke

Nga Pëllumb Kulla

Fedra, Fedra jonë!

Ditë e ngjeshur takimesh sot…

Fedra Pilika Shuka, shoqja jonë e shtrenjtë, bashkëshortja e mirë e të ndjerit Agim Shuka, mikut tonë të paharruar, pat ardhur nga Londra, ku ajo banon me fëmijët e saj të mrekullueshëm.

U takuam dhe shijuam këtë takim në Pedonalen piktoreske të Tiranës.

Kujtime, kujtime… Kujtuam Korçën e Fedrës dhe timen, Kuçovën e Agimit dhe Xhuljetës, pastaj Vlorën e përbashkët, ku filluam bashkëshortëritë tona…

Dhe u ndalëm. I kapërcyem kujtimet e hidhura. Nuk e trazuam plagën tonë të përbashkët.

Por e risollëm gazin në buzë duke kujtuar fëmijët, që nga gradimet tona gjyshërore deri te familjet që kanë ata sot.

Dhe lumturuam që jemi miq të këndshëm për njëri- tjetrin…

Faleminderit Fedra jonë!/vjosa.net


Lexo edhe:

VRASJA MISTERIOZE E AKTORIT SHQIPTAR, AGIM SHUKES… DY PISTAT E PËRFOLURA…

Vrasja misterioze

Gazetari Mitro Çela ka kujtuar, kohë më parë, Agim Shuken, aktorin e dashur që u vra në një atentat në vitin 1992.

Çela tregon se me Shuken u njoh nëpërmjet aktorit Robert Ndrenika, ndërsa lajmin e vrasjes së tij e kishte mësuar nga Pjetër Arbërori.

Ai rrëfen se në atë moment ndodhej në sallën e Parlamentit, ndërsa përmend faktin se vrasja e aktorit të madh ende nuk është zbardhur, pavarësisht se asokohe flitej për dy pista, krim brenda familjes dhe hakmarrje për notën e ndonjë studenti…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU