Skena e teatrit, filmit kanë marrë një goditje të madhe në ditën e parë të vitit 2021. Sot një vit më pas nderojmë dhe përkujtojmë figurën e paharruar të Dhimitër Orgockës
Aktori i mirënjohur korçar Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, mesditën e 1 janarit të vitit 2021 duke lënë një boshllëk të madh te cili prej nesh.
Orgocka ka lënë përgjithmonë, skenën e Teatrit dhe sheshxhirimet e filmave, pas një hemoragjie cerebrale dhe ndodhej prej një kohe i shtruar në spital.
Aktori numëron qindra premiera që ka vënë në skenë në teatrot e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu numëron rreth 82 role, ndërsa ka qenë protagonist në filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, si ‘Yjet e netëve të gjata’, ‘Horizonte të hapura’, ‘Përsëri pranverë’, ‘Pas gjurmëve e shumë të tjerë’, transmeton ‘preferenca-al.com’.
Amaneti i fundit i aktorit, që ka lënë në intervistat mediatike është rregullimi i Pallatit të Kulturës në Maliq, që mban emrin e tij por në 2016 ai u dogj, dhe nuk u rregullua kurrë më.
Lexo edhe: