
Mëngjesin e 24 qershorit 2024 u dha lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur shqiptar Agim Doçi. Ai ishte ndarë nga jeta pas disa ditësh “luftë” me gjenden e rënduar shëndetësore. Doçi kishte pësuar të shtunën e 22 qershorit 2024 hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.
Kush ishte Agim Doçi dhe çfarë la pas?
Agim Doçi lindi më 9 maj 1948 dhe ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Doçi jetoi në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ai ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë.
Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajësia”. Gjithashtu ai pati botuar disa libra me poezi si “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, “Rituali i kryqëzimit”.
ObserverKult
Lexo edhe: